Insajderi
Lajme

KDI: Pas dështimit të votimit të qeverisë, zgjedhjet e parakohshme mbeten zgjidhja më e mirë

Insajderi
26 October 2025 - 13:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
KDI: Pas dështimit të votimit të qeverisë, zgjedhjet e parakohshme mbeten zgjidhja më e mirë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Instituti i Kosovës për Demokraci (KDI) reagoi pas dështimit të votimit të kabinetit qeveritar të propozuar nga Albin Kurti, kryetari i VV-së, parti që doli e para në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Më shumë se gjashtë muaj pas seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, dështimi për të formuar qeverinë përbën zhvillim zhgënjyes pas kësaj krize të zvarritur institucionale. Ky rezultat është pasojë e drejtpërdrejtë e mungesës së dialogut politik dhe e dështimit për të arritur marrëveshje që do të mundësonin funksionimin normal të institucioneve të vendit,” thuhet në reagimin e KDI-së.

Instituti theksoi se zgjedhjet e parakohshme përfaqësojnë opsionin më të qëndrueshëm dhe më të besueshëm për t’i dhënë fund kësaj krize dhe për t’i rikthyer qytetarëve mundësinë për të përcaktuar drejtimin politik të vendit.

Megjithatë, KDI paralajmëron se as zgjedhjet nuk mund të garantojnë institucione funksionale nëse pas tyre mungon vullneti për konsensus politik dhe kompromis institucional.

“Është e domosdoshme që forcat politike të reflektojnë mbi përgjegjësinë që mbajnë për stabilitetin e vendit dhe të kontribuojnë në rikthimin e normalitetit institucional, sidomos duke pasur parasysh proceset e rëndësishme të vendimmarrjes institucionale që e presin vendin në muajt e ardhshëm,” përfundon KDI.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark