Insajderi
Lajme

Syla: Kurti e vendosi Gërvallën në Ministri të Drejtësisë sepse është njeriu më anti-UÇK

Insajderi
26 October 2025 - 21:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Syla: Kurti e vendosi Gërvallën në Ministri të Drejtësisë sepse është njeriu më anti-UÇK
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gazetari Valon Syla ka komentuar kabinetin qeveritar të propozuar sot nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili s’i mori votat e nevojshme që të jetësohet mandatin e ardhshëm.

Syla në emisionin ‘Pressing’ në T7 ka thënë se arsyeja pse Kurti e ka vendosur në dikasterin e Drejtësisë, meqë është njeriu më anti-UÇK, shkruan Insajderi.

“E kemi Gërvallën që nga ministria e Jashtme në një dështim katastrofal e zëvendëson me Glauk Konjufcën. Pse Gërvalla në ministrinë e Drejtësisë? Sepse është njeriu më anti-UÇK, e qet qaty ku duhet me ua ndalë ndihmën financiare atyne (ish-krerëve të UÇK-së)”, ka deklaruar ndër të tjera Syla.

I njëjti ka komentuar edhe mos-propozimin e Bislimit, Hajdarit dhe Nagavcit nëpër ministri, për të cilët u shpreh me humor duke thënë se i ka fshirë “me gumë traktori”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark