Qeverisë në detyrë nuk po i bëhet vonë “transferi” i Liburn Aliut tek Edi Rama. Pasuesi i Ramës, Hysen Durmishi, ka marrë vendim që Liqenin e Ujmanit dhe Malin Mokna ta vë nën mbrojtje.
Ministri në detyrë i Infrastrukturës e ka bërë të ditur këtë me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ për mbrojtje të Liqenit të Ujmanit dhe Malit Mokna, të cilat ndodhen në pjesën veriore të Kosovës.
“Të dashur qytetarë, javën e kaluar kam nënshkruar vendimin për mbrojtje paraprake të “Malit Mokna dhe Liqenit të Ujmanit”, një nga vendimet më të rëndësishme për mbrojtjen e natyrës në vendin tonë”, ka thënë Durmishi.
“Me këtë vendim, Republika e Kosovës bëhet shteti me përqindjen më të lartë të territorit nën mbrojtje të natyrës në gjithë Ballkanin Perëndimor”, shtoi më tej ai. /Insajderi.org/