
Serbia sot do t’i zhvillojë zgjedhjet parlamentare dhe lokale. Zgjedhjet serbe do të organizohen edhe në Kosovë për t’ua mundësuar serbëve që jetojnë në Kosovë dhe kanë shtetësi serbe ta shprehin vullnetin e tyre.
Por pavarësisht kësaj, nga ekspertët kushtetues një praktikë e tillë po vlerësohet jo-kushtetuese mbajtja e zgjedhjeve serbe në Kosovë, sipas zëvendësministrit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, një praktikë e tillë nuk është shkelje e Kushtetutës.
“Jo, nuk ka fare shkelje kushtetuese këtu. Kjo praktikë pranohet nga mbi 100 shtete. Për shembull, Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka lejuar, madje, votim të tillë në territorin e tyre për zgjedhjet presidenciale ruse”, ka thënë Gecaj për gazetën “Zëri”.
Zgjedhjet serbe në Kosovë po organizohen falë ndihmës së OSBE-së dhe do mbahen sot gjatë gjithë ditës. /Insajderi.com