Insajderi
Lajme

Tensione mes VV’së dhe LDK’së- A do të shkoj Abdixhiku në takimi me Presidenten? Tregon deputeti i kësaj partie

Insajderi
28 October 2025 - 08:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tensione mes VV’së dhe LDK’së- A do të shkoj Abdixhiku në takimi me Presidenten? Tregon deputeti i kësaj partie
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidentja Vjosa Osmani pritet të ftojë partitë politike në konsultime pas dështimit të formimit të qeverisë së re të dielën.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Krenar Xhaferi, ka bërë të ditur në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova se LDK-ja do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Presidentes.

“Po, unë besoj që ne duhet të shkojmë. Ideja është që patjetër institucionet duhet të respektohen. Por, e kujtoj se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja dhe nuk ka asnjë logjikë të krijimit të ndonjë blloku të ri. Marrja e përgjegjësisë për formimin e qeverisë së re do të ishte logjike nga LDK-ja, sepse do ta zgjidhte ngërçin dhe do t’i shmangte zgjedhjet e reja”,  ka deklaruar Xhaferi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark