Insajderi
Lajme

Balotazhi i 9 nëntorit: KQZ hap platformën për konfirmimin dhe shtimin e vëzhguesve, afati deri më 3 nëntor

Insajderi
28 October 2025 - 17:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Balotazhi i 9 nëntorit: KQZ hap platformën për konfirmimin dhe shtimin e vëzhguesve, afati deri më 3 nëntor
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se është hapur platforma elektronike për konfirmimin e vëzhguesve aktualë ose shtimin e vëzhguesve të rinj për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, i cili do të mbahet më 9 nëntor 2025.

KQZ fton subjektet politike të certifikuara (pjesëmarrëse në raundin e dytë), OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara në zgjedhje dhe të drejtat e njeriut, mediat, si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja të akredituar, të përdorin platformën për konfirmimin e vëzhguesve ekzistues ose për shtimin e vëzhguesve të rinj.

Afati për konfirmim dhe shtim të vëzhguesve është deri më 3 nëntor 2025, në ora 16:00. ID-të aktuale të lëshuara për procesin zgjedhor të 12 tetorit 2025 nuk do të jenë valide për raundin e dytë të zgjedhjeve.

Për informacione shtesë, qytetarët dhe organizatat mund të kontaktojnë:
📧 [email protected]
📞 +383 38 200 81 010 (08:00 – 16:00)


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark