Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka folur për incidentin fizik në të cilin u përfshi më 24 tetor, në momentin kur ishte duke dhënë një intervistë.
Në emisionin “Debat Plus”, Zemaj tha se ngjarja ka qenë e papritur dhe e padëshiruar, duke theksuar se situata të tilla nuk duhet të ndodhin në jetën publike apo politike të vendit.
“Hera e parë në jetën time politike që më ndodh një gjë e tillë. Besoj që nuk e kam merituar. Nuk e kanë merituar as qytetarët e Kosovës ta shohin diçka të tillë. As më pak unë s’kisha dashtë që askush të mos jetë në një pozitë çfarë kam qenë unë atë ditë,” tha Zemaj.
Ai shtoi se edhe gjatë shpjegimeve në organet hetimore ka kërkuar falje publike, duke theksuar se reagimi i tij nuk ka qenë me qëllim, por pasojë e një situate të papritur.
“Edhe në momentet që isha duke i shpjeguar në organet hetimore, pa asnjë ngarkesë kam kërkuar falje publike. Sepse me atë incident janë shqetësuar shumë njerëz…”, përfundoi Zemaj.