Insajderi
Lajme

Vrau kolegun në ambientet e lokalit në Tiranë, autori i dyshuar i krimit rezulton i dënuar më parë

Insajderi
29 October 2025 - 10:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vrau kolegun në ambientet e lokalit në Tiranë, autori i dyshuar i krimit rezulton i dënuar më parë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Autori i dyshuar i vrasjes së Indrit Ismaillari në ambientet e lokalit në Komunën e Parisit rezulton i dënuar më parë.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se autori i dyshuar i vrasjes, Flip Shehu, i cili u kap menjëherë pas krimit, ishte i dënuar më parë, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Menjëherë pas krimit, autoritetet sekuestruan thikën me të cilin dyshohet se 41-vjeçari kreu krimi.

Sipas informacioneve të policisë, autori dhe viktima ishin punonjës të lokalit, ndërkohë që sherri kishte nisur për motive të dobëta.

Autori i dyshuar i krimit akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark