Insajderi
Lajme

Katër turq kapen me drogë në Fushë Kosovë, iu sekuestrohet një fugon dhe 8 telefona

Insajderi
29 October 2025 - 10:56
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Katër turq kapen me drogë në Fushë Kosovë, iu sekuestrohet një fugon dhe 8 telefona
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Katër shtetas të Turqisë janë arrestuar pasditen e djeshme në Fushë Kosovë, pasi gjatë kontrollit të vendbanimeve të tyre, policia ka gjetur dhe sekuestruar sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë bastisjes janë sekuestruar 1,482 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, 590 euro para të gatshme, tetë telefona celularë, një automjet (fugon), një laptop, si dhe disa gjësende të tjera që lidhen me rastin.

Të dyshuarit, janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit të rastit.

“Fushë Kosovë / 28.10.2025 – 18:15. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj shtetas të Turqisë, pasi që gjatë kontrollit të vendbanimeve të tyre janë gjetur dhe sekuestruar 1482 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, 590€, 8 telefona mobil, një automjet (fugon), një lap-top, si dhe disa gjësende të tjera që lidhen me rastin. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark