Insajderi
Lajme

Kontrabandë veshjesh drejt Kosovës, ndalohet tregtari 43-vjeçar në Kukës -Policia sekuestron mallrat dhe automjetin

Insajderi
29 October 2025 - 15:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kontrabandë veshjesh drejt Kosovës, ndalohet tregtari 43-vjeçar në Kukës -Policia sekuestron mallrat dhe automjetin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kontrabandonte veshje nga Shqipëria drejt Kosovës, procedohet penalisht tregtari 43-vjeçar i dyshuar në Kukës.

Policia Kufitare e Morinës ka zbuluar rastin teksa intensifikoi kontrollin në brezin e gjelbërt pas informacioneve operative për aktivitete të paligjshme.

Dhe bazuar pikërisht në këto informacione në rrugë operative, ndaluan në aksin rrugor që lidh fshatrat Pogaj dhe Gorozhub, mes Shqipërisë dhe Kosovës, automjetin me drejtues V. D.

“Gjatë kontrollit në automjet u gjetën disa thasë me veshje të ndryshme, të cilat ky shtetas po tentonte t’i kontrabandonte në Kosovë. Mallrat dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. U referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për V. D., 43 vjeç, banues në Kukës, për veprat penale ‘transporti i mallrave kontrabandë’ dhe ‘fshehja e të ardhurave’,” bëri me dije policia vendore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark