Insajderi
Lajme

Tentoi të fuste fshehur fillerë për botoks në Kosovë, ndalohet në pikëkalimin e Vërmicës

Insajderi
29 October 2025 - 16:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tentoi të fuste fshehur fillerë për botoks në Kosovë, ndalohet në pikëkalimin e Vërmicës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjatë kontrolleve të rregullta në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, zyrtarët doganorë kanë ndaluar për kontroll një automjet të transportit të udhëtarëve. Pavarësisht deklaratës së shoferit se nuk posedonte mallra për deklarim, gjatë kontrollit të detajuar është zbuluar një çantë shpine e mbushur me produkte farmaceutike, më saktësisht fillerë për botoks, për të cilat pala nuk posedonte faturë apo dokumentacion përkatës.

Mallrat në fjalë janë ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave të mëtejshme, ndërsa ndaj palës është inicuar procedurë për kundërvajtje, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e kontrabandës, me qëllim të mbrojtjes së tregut vendor dhe shëndetit të qytetarëve të Republikës së Kosovës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark