Insajderi
Lajme

Njohja e Kosovës nga Siria, Krasniqi: Vizioni izolues duhet të marrë fund, mirënjohje për miqtë tanë

Insajderi
29 October 2025 - 22:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Njohja e Kosovës nga Siria, Krasniqi: Vizioni izolues duhet të marrë fund, mirënjohje për miqtë tanë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Memli Krasniqi, Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka përshëndetur njohjen e Kosovës nga Siria, njohjen e 120-të ndërkombëtare të vendit. Krasniqi tha se vizioni “izolues” i vendit duhet të marrë fund dhe vendi duhet t’i kthehet politikë së jashtme aktive.

“Siria ka njohur pavarësinë e shtetit tonë, duke e çuar në 120 numrin e njohjeve ndërkombëtare. Mirënjohje për miqtë tanë që vazhdojnë të qëndrojnë pranë Kosovës dhe për rolin e tyre në këtë proces.

Çdo njohje e re është një hap përpara drejt forcimit të shtetësisë, integrimit dhe ringritjes së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Kosova ka nevojë për më shumë miqësi, më shumë diplomaci dhe më shumë besim në vetvete. Vizioni izolues duhet të marrë fund, dhe vendi ynë duhet t’i rikthehet politikës së jashtme aktive, bashkëpunuese dhe dinjitoze, në aleancë të plotë me partnerët tanë strategjikë”, tha Krasniqi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark