Gjatë operacionit policor në një banesë, janë gjetur një kilogram substancë narkotike të llojit kokainë.
Kështu bëhet e ditur në raportin ditor të Policisë së Kosovës për ditën e enjtë. Sipas njoftimit, droga u gjet në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë-Kosovë dhe rasti u iniciua si “Posedim i substancave narkotike”.
“Rr. Hajrullah Zymi, Fushë Kosovë 28.10.2025 – 18:15. Me 29.10.2025 lidhur me rastin gjatë operacionit në njërën nga banesat ishte gjetur një kasafortë dhe pas hapjes në të janë gjetur dhe konfiskuar 1 kg substancë e dyshuar narkotike kokainë. Rasti vazhdon të hetohet”, njofton Policia.
Policia s’ka bërë të ditur për ndonjë të arrestuar për këtë rast. /Insajderi.org/