Insajderi
Hulumtime/Analiza

34-vjeçari bie nga skeletet dhe vdes- Ky është pronari i kompanisë nga Malisheva që u arrestua, kishte urdhër për ndalimin e punimeve

Insajderi
30 October 2025 - 12:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
34-vjeçari bie nga skeletet dhe vdes- Ky është pronari i kompanisë nga Malisheva që u arrestua, kishte urdhër për ndalimin e punimeve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një punëtor ka vdekur të mërkurën derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi në Prizren. Rreth orës 13:30 në lagjen “Bajram Curri” ai ka rënë nga skeletet e ndërtesës ku po kryheshin punimet.

Gazeta Insajderi ka mësuar ekskluzivisht se kompania që po kryente punimet në këtë objekt ishte “NB Bytyqi Construction SH.P.K. nga Malisheva.

Pronari i kompanisë, Naser Bytyqi është ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorit të Shtetit, nën dyshimin për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi apo heqja e pajisjeve dhe rrezikimi në vendin e punës”.

Sipas të dhënave në ARBK- pronar i kompanisë figuron emri i Qlirim Bytyqit.

Kompania kishte urdhër për ndalimin e punimeve

Inspektorati i Punës ka njoftuar se ndaj kësaj kompanie kishte dhënë edhe më herët gjoba, por që nuk ishin marrë për bazë nga kompania, e cila kishte vazhduar punimet.

Inspektorati thotë se kompania kishte shkelje të rënda të sigurisë dhe shëndetit në punë.


“Gjatë inspektimit të fundit, për shkak të shkeljeve të rënda të dispozitave për siguri dhe shëndet në punë, ishte marrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve dhe ishte shqiptuar gjobë ndaj subjektit.
Megjithatë, pavarësisht këtij vendimi ligjor, subjekti nuk e kishte respektuar ndalimin dhe kishte vazhduar punimet në kundërshtim me urdhrin e inspektoratit, për çka i ishte shqiptuar edhe një gjobë tjetër”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit të Punës.

Punëtori që ka humbur jetën nga ky aksident është 34-vjeçari Faik Mehmetaj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark