Nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media të enjten, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tha se nuk mbështesin idenë për formimin e një Qeverie teknike.
“Nuk e përkrahim një Qeveri teknike. Qytetarët e Kosovës kanë vendosur. Qytetarët e kanë votuar Albin Kurti, pra si personin më të votuar në Kosovë. VV-së i kanë mbështetje maksimale”, tha Haxhiu.
Ajo falënderoi qytetarët për besimin e dhënë në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke theksuar se Vetëvendosje mbetet e përkushtuar ndaj vullnetit të shprehur në votë.
“Prandaj në qoftë se nuk do të ketë numra natyrisht që vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, ndonëse ju e dini që ne nuk e kemi dëshiruar këtë, rrethanat politike na imponojnë”, shtoi ajo.