Insajderi
Lajme

Deliu-Kodra kritikon Kurtin: Nuk ka bazë ligjore për pagat e punëtorëve të RTK-së, por ndan miliona për studentët

Insajderi
30 October 2025 - 21:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Deliu-Kodra kritikon Kurtin: Nuk ka bazë ligjore për pagat e punëtorëve të RTK-së, por ndan miliona për studentët
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu – Kodra, tha se qeveria në detyrë, po tenton t’i ikë përgjegjësisë, në rastin e RTK-së.

Duke e përmendur ndarjen e miliona eurove për studentet, në prag të zgjedhjeve, ajo tha se është e pakuptueshme që nga partia ën pushtet kanë deklaruar se nuk ka bazë ligjore për ekzekutimin e pagave të punëtorëve të transmetuesit publik.

“Është e pakuptueshme se si një Qeveri në detyrë, gjen hapësirë ligjore për të ndarë mbi 27 milionë euro për studentët, për të rritur përfitimet për kategori sociale, pikërisht në prag të zgjedhjeve e njëkohësisht deklaron se nuk ka bazë ligjore për të ekzekutuar pagat e punëtorëve të RTK-së.

Për më tepër, ekziston precedent i qartë institucional, kur në rrethana të ngjashme buxheti për RTK-në ishte alokuar edhe pse nuk kishte Kuvend funksional.” – ka shkruar ajo në Facebook.

Në fund, ajo thotë se justifikimi se “nuk ka komision parlamentar funksional” është vetëm përpjekje për të shpërndarë fajësinë dhe për të shmangur përgjegjësinë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark