Insajderi
Lajme

PDK afër koalicionit të gjerë në Mitrovicë – Arian Tahiri merr mbështetjen edhe të AAK-së e LDK-së

Insajderi
30 October 2025 - 23:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
PDK afër koalicionit të gjerë në Mitrovicë – Arian Tahiri merr mbështetjen edhe të AAK-së e LDK-së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për kryetar komune në Mitrovicë, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri tregoi se me cilat parti do të mund të krijojë një lloj koalicioni që të mund të garojnë bashkë në balotazh. 

Tahiri tha se i kishte ftuar partitë e tjera politike për bashkëpunim, si Lidhjen Demokratike të Kosovës, ashtu edhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

“Unë i kam ftuar të gjithë, e kam ftuar edhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, e kam ftu edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, e kam ftu edhe Nismën Socialdemokrate, e kam ftu edhe KDTP-në. Sot kam nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit dhe jemi bashku në qëllimin për qytetin me mikun tim, kryetarin e KDTP-së, Ergin Kanin që jam mirënjohës dhe  shumë falenderues atij dhe komunitetit turk të qytetit të Mitrovicës. Edhe me AAK-në veçse jemi dakorduar që të jemi bashkë dhe ta mbështesim planprogramin, të më mbështesin mua”.

“Gjithashtu e vlerësoj shumë që edhe zoti Haradinaj, lideri i Aleancës  për Ardhmërinë e Kosovës ka shpreh parezervë mbështetjen ndaj meje. Poashtu edhe me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe me kryetarin Gëzim Plakolli edhe me pjesën tjetër të kryesisë jemi takuar dhe kemi biseduar dhe jemi dakorduar që të vazhdojmë qëllimin tonë të përbashkët për qytetin e Mitrovicës”, shtoi tutje Tahiri në Kanal 10.

Ai tha se është vetëm çështje ditësh që të publikojnë  bashkimin e tyre dhe ta prezantojnë qëllimin e tyre të përbashkët për qytetin e qytetarët e Mitrovicës


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark