Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fadil Geci, do të rikthehet në skenën politike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Kështu ka njoftuar Gani Geci, i cili tha se vendimi është marrë pas konsultimeve me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, si dhe me kryesinë e ngushtë të partisë.
“Pas konsultimeve të brendshme familjare dhe pas bisedimeve me kryetarin e LDK-së, z. Lumir Abdixhiku, si dhe me kryesinë e ngushtë të LDK-së, ju njoftojmë se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen së shpejti, familjen Geci do ta përfaqësojë vëllai ynë, z. Fadil Geci, ish-deputet i LDK-së gjatë periudhës së Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, në dy mandate nga viti 2001 deri në vitin 2007”, ka shkruar ai në “Facebook”.
Ai ka shtuar se dega e LDK-së në Skenderaj do të riorganizohet nga Fadil Geci në të gjitha strukturat.