Insajderi
Lajme

Shaqir Totaj: Prizreni po bëhet gjithnjë e më i gjelbër, përuruam parkun e ri pas atij të Ortakollit

Insajderi
03 November 2025 - 15:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shaqir Totaj: Prizreni po bëhet gjithnjë e më i gjelbër, përuruam parkun e ri pas atij të Ortakollit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në vazhdën e projekteve për gjelbërimin dhe krijimin e hapësirave të reja publike, sot në Prizren u përurua një tjetër park komunitar që do t’i shërbejë banorëve të lagjes “Lakuriq”, veçanërisht fëmijëve dhe të moshuarve.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se zhvillimi i një qyteti të gjelbër dhe të shëndetshëm ka qenë ndër prioritetet kryesore të qeverisjes lokale.

“Prizreni i gjelbër dhe shtimi i parqeve të reja në lagjet e qytetit ka qenë prioritet i yni që nga fillimi i mandatit. Sot jemi të lumtur që përuruam një tjetër hapësirë komunitare pas Ortakollit, që do t’iu shërbejë banorëve, në veçanti fëmijëve dhe të moshuarve”, u shpreh Totaj.

Ai theksoi se projektet për parqe e hapësira rekreative do të vazhdojnë edhe më me intensitet gjatë mandatit të ardhshëm.

“Do të vazhdojmë investimet në parqet e reja me intensitet të shtuar në mandatin e ri, sepse qytetarët e Prizrenit meritojnë një ambient më të pastër, më të gjelbër dhe më të bukur për të jetuar”, shtoi Totaj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark