Insajderi
Lajme

Haradinaj: Kandidatura e dytë e VV për qeveri shkel kushtetutën, vendi duhet në zgjedhje të jashtëzakonshme

Insajderi
04 November 2025 - 13:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haradinaj: Kandidatura e dytë e VV për qeveri shkel kushtetutën, vendi duhet në zgjedhje të jashtëzakonshme
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i AAK-së dhe njëherësh deputeti, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me procesin e formimit të qeverisë, duke theksuar se afati kushtetues për votimin e qeverisë përfundon nesër.

Në një postim në rrjetet sociale, Haradinaj ka shkruar se presidentja e vendit nuk ka mandat të mandatojë askënd për krijimin e qeverisë pa dëshminë se kandidati i nominuar ka shumicën e nevojshme në Kuvend.

Ai ka theksuar se shumica e nevojshme provohet vetëm me nënshkrime të deponuara të deputetëve dhe çdo veprim tjetër nga presidentja përbën shkelje të rëndë kushtetuese.

Haradinaj ka kritikuar kandidaturën e dytë të Lëvizjes Vetëvendosje për qeveri, duke e quajtur përpjekje për të vazhduar “kapjen e institucioneve të shtetit” dhe në kundërshtim me normat kushtetuese dhe politike.

“Shumica e nevojshme dëshmohet vetëm me nënshkrime të deponuara të deputetëve. Në çdo situatë tjetër presidentja bën shkelje të rëndë kushtetuese. Kandidatura e dytë nga VV për qeveri është veç përpjekje për të vazhduar kapjen e institucioneve të shtetit, në kundërshtim me krejt normat kushtetuese e politike”, shkroi ai.

Ai ka shtuar se “kjo farsë duhet të marrë fund menjëherë dhe vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark