Insajderi
Lajme

“Presidente, shpalli zgjedhjet sepse nëse ju e mandatoni dikënd që është e qartë se nuk ka shumicën e kërkuar do të bëni shkelje të rëndë kushtetuese”

Insajderi
04 November 2025 - 14:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Presidente, shpalli zgjedhjet sepse nëse ju e mandatoni dikënd që është e qartë se nuk ka shumicën e kërkuar do të bëni shkelje të rëndë kushtetuese”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka reaguar pasi Kurti ka mandatuar Glauk Konjufcën për kryeministër të Kosovës.

Ai tha se është koha që presidentja të shpall zgjedhjet dhe të mos bëj shkelje kushtetuese.

“Vjosa Osmani duhet ta dëshmojë se është Presidente dhe jo Notere, duke e nxjerrë veç një Dekret dhe atë për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Çdo vendim tjetër është vetëm një mënyrë tjetër për ta mbajtur Kosovën të bllokuar, siç është bërë prej 8 muajsh. Një pakicë politike e ka bllokuar shtetin e Kosovës sepse kjo është strategjia e tyre anti-shtetërore për të mbajtur pushtetin me çdo kusht”.

Ai tha se Kurti nuk është interesuar që kryeministër ta bëjë Glauk Konjufcën.

“Presidente, shpalli zgjedhjet sepse nëse ju e mandatoni dikënd që është e qartë se nuk ka shumicën e kërkuar do të bëni shkelje të rëndë kushtetuese dhe do të regjistroni një precedent të rrezikshëm për demokracinë e vendit tonë. Kurti s’është i interesuar ta bëjë kryeministër as Glaukun dhe as t’i shmang zgjedhjet, por vetëm të prezantohet si kontruktiv disa ditë para baotazhit, humbjen e të cilit po e ndjenë dhe po e lë pa gjumë çdo natë”, tha ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark