
Për këtë pozitë ka thënë se ka një pajtim por duhet pritur.
“Premtimi është që unë të bëhem zëvendës kryeministër, por nuk kam marrë ende përgjigje. Kjo nuk varet nga koalicioni. Por nga liderët e partisë demokratike. Mirë është që këtë post ta mbajte dikush që kombinohet me këtë. Unë e kam një gjuhë kombinuese me të gjithë”, ka thënë Kelmendi në një intervistë për gazetën Fjala.
Duke përjashtuar rolin e LDK-së në emërimin e tij si zëvendëskryeministër, Kelmendi ka akuzuar edhe kryeministrin e Kosovës dhe kabinetin e tij të ministrave në fushën e zhvillimit ekonomik, duke e quajtur metoda të ecjes ‘caca-caca” në ekonomi.
Ish anëtari i AAK-së që la këtë parti për PDK-në ku u bë deputet, shprehet skeptik edhe me deklaratat e kryeministrit Mustafa se gjatë vitit 2015 janë punësuar 18 mijë kosovarë. Ai thotë se kjo shifër nuk po shihet në realitet.
Por ka thënë se ai ka një përvojë 40 vjeçare në ekonomi dhe tregti që mjaftojnë për të përmirësuar politikat ekonomike të drejtuar nga akademiku që ka magjistruar në shkencat organizative – Menaxhmenti Financiar dhe ka doktoruar në ekonomi, në fushën e Lidershipit të bizneseve,kryeministrin Isa Mustafa.