Insajderi
Lajme

OVL e UÇK-së pas aksionit që mbajtën para zyrave të EULEX: Shenjë kujtese e proteste kundër padrejtësisë ndaj çlirimtarëve

Insajderi
05 November 2025 - 15:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
OVL e UÇK-së pas aksionit që mbajtën para zyrave të EULEX: Shenjë kujtese e proteste kundër padrejtësisë ndaj çlirimtarëve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Këshilli Drejtues i OVL UÇK-së ka mbajtur sot një aksion simbolik para EULEX-it në Prishtinë në pesëvjetorin që prej kur ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, ndodhen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë pasi ata akuzohen nga Dhomat e Specializuara të Kosovës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ata thanë se këtë aksion e organizuar “pikërisht aty ku para pesë vitesh u vetëdorëzuan ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

“Ky aksion u zhvillua në shenjë kujtese dhe proteste ndaj padrejtësisë që po u bëhet çlirimtarëve tanë, të cilët prej pesë vitesh vazhdojnë të mbahen në paraburgim në Hagë, pa drejtësi dhe pa vendim përfundimtar”.

Ata mbajtën në duar pankarta ku shkruhej “5 vjet padrejtësi e organizuar” dhe një shirit të verdhë me të njëjtin mesazh.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark