Insajderi
Lajme

Gjykata ia rrëzon padinë për shpifje Elbert Krasniqit ndaj Veton Berishës- E detyron të paguajë 374 euro

Insajderi
06 November 2025 - 10:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjykata ia rrëzon padinë për shpifje Elbert Krasniqit ndaj Veton Berishës- E detyron të paguajë 374 euro
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjykata Themelore në Pejë ia ka rrëzuar padinë për shpifje Elbert Krasniqit ndaj Veton Berishës.

Në njoftimin e gjykatës, bëhet e ditur se kërkesa është hedhur poshtë si të pasafatshme, si dhe ka obliguar Krasniqin që t’i kompensojë shpenzimet e procesdurës kontestimore në vlerën prej 374 eurosh.

Njoftimi i plotë:

Pejë, 06 nëntor 2025 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Civil, ka refuzuar pjesërisht si të pabazuar kërkesëpadinë e parashtruar nga paditësi Elbert Krasniqi kundër të paditurit Veton Berisha, të dy me vendbanim në Komunën e Pejës, në çështjen kontestimore me bazë juridike shpifje.

Gjykata po ashtu ka hedhur pjesërisht kërkesëpadinë si të palejuar (pasafatshme) për disa nga deklaratat e pretenduara, ndërsa ka obliguar paditësin që të paditurit t’i kompensojë shpenzimet e procedurës kontestimore në shumën prej 374 euro, në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit, nën kërcënimin e përmbarimit me detyrim.

Kundër këtij Aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të këtij aktgjykimi, Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes kësaj Gjykate. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark