Insajderi
Lajme

Policia thotë se dy vëllezërit nga Malisheva u vranë me armë zjarri, i dyshuari në arrati

Insajderi
06 November 2025 - 13:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia thotë se dy vëllezërit nga Malisheva u vranë me armë zjarri, i dyshuari në arrati
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka konfirmuar vrasjen e dy vëllezërve nga fshati Golluboc i Malishevës. Sipas njoftimit zyrtar, vrasja e tyre është bërë me armë  zjarri rreth orës 11:30.

Policia ka identifikuar personin e dyshuar për këtë rast, por ndodhet ende në arrati.

“Rreth orës 11:30, jemi njoftuar se dy persona të gjinisë mashkullore (vëllezër) të moshës madhore, janë dërguar në QMF-në e Kijevës si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në fshatin Golluboc të Malishevës. Personeli mjekësor në QKMF ka konstatuar vdekjen e viktimave. Njësitë e nevojshme policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin, deri më tani është identifikuar një person i dyshuar, gjithashtu mashkull i moshës madhore. Në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin dhe arrestimin e të dyshuarit”, ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i policisë, Sheremet Elezaj..

Gazeta Insajderi nga burimet jo zyrtare mëson se viktimat janë dy vëllezër të moshave 32 dhe 40 vjeçe.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark