Ekipi i Ardian Shalës nga LDK në Suharekë ka bërë një hulumtim me të cilin pretendon se janë bërë keqpërdorime dhe mospërputhje në punimet për ndërtimin e Lapidarit në fshatin Vraniq, projekt i realizuar gjatë mandatit të kryetarit të Komunës, Bali Muharremaj.
Sipas pretendimeve të këtij ekipi, në kontratë janë paguar shumë më tepër punime dhe materiale sesa ato që, sipas tyre, gjenden realisht në terren.
Në raportin e publikuar nga ekipi i Shalës thuhet se:
Sipas LDK-së një aktivist i afërt me kryetarin Muharremaj dyshohet se ka marrë 400 euro nga Shoqata “Vraniqi” për punimet e lapidarit.
Në raport thuhet se kontrata ka qenë në vlerën 35,695 euro, por janë paguar 38,270 euro, ndërkohë që punët e kryera në terren vlerësohen në rreth 22,320 euro.
Sipas llogaritjeve të ekipit të Shalës, dallimi është rreth 15,950 euro, shumë që ata pretendojnë se është keqpërdorur.
Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktojë edhe me kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj por që nuk ishte i qasshëm.
