Insajderi
Lajme

Dërgohet në mbajtje polici që dyshohet se goditi për vdekje një person në Prizren, IPK jep detaje

Insajderi
07 November 2025 - 22:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dërgohet në mbajtje polici që dyshohet se goditi për vdekje një person në Prizren, IPK jep detaje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Inspektorati Policor i Kosovës njoftuar se se zyrtari policor që dyshohet se goditi me veturë një viktimë, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse, është dërguar në ndalim për 48 orë.

“Bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se drejtuesi i veturës nuk ka përshtatur shpejtësinë e drejtimit të mjetit me kushtet e rrugës duke shkaktuar aksidentin” thuhet në njoftimin e IPK-së.

Ky është njoftimi i plotë i IPK-së:

Hetuesit e IPK-së janë njoftuar sot në orët e mbrëmjes nga Policia e Kosovës për një aksident trafiku ku ishte përshirë një zyrtar policor —  jashtë detyrës zyrtare.

Aksidenti raportohet se ka ndodhur rreth orës 18:00 në rrugën “Ismajl Kryeziu” në Prizren ku një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare duke qarkulluar me veturën private ka shkaktuar aksident trafiku me pasoja fatale duke goditur një këmbësor  i cili fatkeqësisht ka humbur jetën.  

Në vend të ngjarjes kanë dalë hetuesit e IPK-së, njësitë relevante policore dhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Prizren.

Bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se drejtuesi i veturës nuk ka përshtatur shpejtësinë e drejtimit të mjetit me kushtet e rrugës duke shkaktuar aksidentin.

Lidhur me këtë rast është iniciuar rast penal lidhur me veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”, kurse i dyshuari (zyrtari policor) është arrestuar dhe i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark