VV: Kryeministri Mustafa më shumë i ngjan zëdhënësit të Qeverisë serbe - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    VV: Kryeministri Mustafa më shumë i ngjan zëdhënësit të Qeverisë serbe

    Insajderi
    24 April 2016 - 13:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vetëvendosje vlerëson se në territorin e Republikës së Kosovës, po mbahen zgjedhjet e Serbisë, që sipas Kushtetutës së saj e konsideron Kosovën pjesë integrale të Serbisë.

    Përmes një komunikatë për media Vetëvendosje e ka quajtur kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, “zëdhënës të Qeverisë së Serbisë”, sesa konsiderohet si kryeministër të një shteti të pavarur.

    “Isa Mustafa, që më shumë po ngjanë si zëdhënës të Qeverisë së Serbisë, sesa kryeministër i një shteti të pavarur, në vend të kundërshtimit e ndalimit të këtyre zgjedhjeve, është vënë tërësisht në funksion të organizimit të tyre, dhe kështu në shërbim të Serbisë, duke legjitimuar edhe zyrtarisht praninë e Serbisë dhe pretendimet e saja mbi Kosovën”, thuhet në komunikatë.

    Vetëvendosje pretendon se OSBE vepron në Kosovë në bazë te rezolutës 1244 të OKB-së që nuk e njeh pavarsinë e Kosovës, andaj Serbia këto zgjedhje po i organizon me trupat e saj.

    “Nuk ka dyshim që zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, duke qenë në përputhje me Kushtetutën e Serbisë, janë në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Në bazë të Kushtetutës, Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm|”, thuhet tutje në komunikatë.

    “ Zgjedhjet e vetme që mund të mbahen në territorin e Republikës së Kosovës janë zgjedhjet për institucionet qendrore apo lokale të Republikës së Kosovës, dhe të organizuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

    Vetëvendosje deklaron se Qeveria e Kosovës në këtë aspekt ka dështuar t’i kryejë detyrat shtetërore./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark