Insajderi
Lajme

“Hupi vota po shkoj n’shpi”, situatë e tensionuar në një qendër votimi në Gjakovë

Insajderi
09 November 2025 - 11:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Hupi vota po shkoj n’shpi”, situatë e tensionuar në një qendër votimi në Gjakovë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një situatë e tensionuar është shënuar sot në një qendër votimi në Gjakovë, ku dy qytetarë janë shprehur tejet të shqetësuar gjatë procesit të votimit.

Sipas raportimeve për Televizionin 7, ata nuk u lejuan të asistonin familjarët e tyre për të ushtruar të drejtën e votës.

Një qytetare, e nervozuar nga situata, ka shpërthyer duke thënë: “Hupi vota po shkoj n’shpi”, pasi komisioni i kërkoi vërtetim mjekësor për familjarin që do të asistonte.

Ndërkohë, një sqarim lidhur me rastin e ka dhënë kryesuesi i kësaj qendre.

“Personi në fjalë ka ardhur për të votuar pa asistencë, vajza për nënën e babanë – nuk i kemi lejuar. I kemi kërkuar dokumentin e mjekut dhe e kanë bërë sipas ligjit. Nuk e ka pasur dokumentin, ndaj i kemi thënë: ‘Shko merr dokumentin, pastaj ju lejojmë’”, ka deklaruar kryesuesi i kësaj qendre të votimit, përcjell Insajderi.

VIDEO

Në Komunë të Gjakovës, Ardian Gola garon me kundër kandidatin e tij Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark