Petrovski: Nuk do të ketë monumente shqiptare në Shkup - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Petrovski: Nuk do të ketë monumente shqiptare në Shkup

    Insajderi
    24 April 2016 - 13:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Petrovski ka deklaruar se protestuesit kot lyejnë më ngjyrë monumentin e luanit në qendër të Shkupit, statujë kjo që ndërlidh Shkupin modern me Maqedoninë e lashtë.

    ”Luani do të mbetet, kot shkumoni. Apo doni shqiponja të vendosni. Kjo s’do të kalojë” ka shkruar në Facebook Petrovski, i njohur edhe për pohimet e tij të para disa javëve se Skënderbeu është maqedonas.

    Monumenti me shqiponjën dykrenore në lagjen e Tophanës në komunën Çair të Shkupit, ishte përuruar në ditën e përvjetorit të fillimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në vitin 2001.

    E Shkupi kishte urdhëruar që të hiqet Shqiponja e vendosur me bazament në Fushën e Topanës në Çair gjë që kishte shkaktuar pakënaqësi tek popullësia shqiptare. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark