Insajderi
Lajme

Haradinaj denoncon parregullsi në Junik: Do t’i padisim secilin që voton pa qenë banor i komunës

Insajderi
09 November 2025 - 17:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haradinaj denoncon parregullsi në Junik: Do t’i padisim secilin që voton pa qenë banor i komunës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se shumë persona po marrin pjesë në procesin e votimit në Junik pa qenë banorë të kësaj komune.

Haradinaj iu referua “të dhënave” të tyre dhe theksoi se të njëjtën ankesë për këtë komunë e kishin pasur edhe në rundin e parë të zgjedhjeve lokale.

“Të dhënat tona nga shtabi në Junik tregojnë se shumë persona po marrin pjesë në procesin e votimit në Junik pa qenë banorë të kësaj komune. Kujtojmë se një veprim i tillë përbën shkelje të ligjit dhe çdo rast i tillë do t’i përcillet institucioneve përkatëse, përfshirë Prokurorinë, për hetim dhe veprim, ku do të bëjmë padi për secilin person veç e veç,” ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka bërë thirrje që të respektohen rregullat dhe ligji:

“Ftojmë të gjithë qytetarët që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë në një proces zgjedhor të drejtë, transparent dhe në përputhje me ligjin.”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark