Insajderi
Lajme

Sokol Haliti thotë se “VLEN”-i u përzi në Viti, qytetarët brohorasin “poshtë Izet Mexhiti”

Insajderi
10 November 2025 - 14:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sokol Haliti thotë se “VLEN”-i u përzi në Viti, qytetarët brohorasin “poshtë Izet Mexhiti”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka dalë të festojë me mbështetësit e tij pas publikimit të rezultatit zgjedhor të KQZ’së.

Haliti përgjatë një fjalimi aludoi se koalicioni VLEN i Maqedonisë së Veriut ka ndërhyrë në zgjedhjet në Komunën e Vitisë, shkruan Insajderi.

“Nëse jeni dakord, nëse jeni të pajtimit, u duft zyrtarisht me e shpallë fitoren e radhës. Më lejoni t’ju them faleminderit qytetarëve të Vitisë, qytetarëve briliantë. Asnjëherë s’kam dyshu se verdiktin e japin qytetarët e Vitisë, nuk e japin skemat, nuk e jep ai që se ka kompetencë zgjedhjet lokale. Nuk e jep VLEN-i nga Maqedonia. Nuk i zgjidh çështjet qeveria qendrore. E zgjidhin qytetarët e komunës”, deklaroi ai.

Mbështetësit e tij pas kësaj brohorisnin “Poshtë Izet Mexhiti”.

Në bazë të rezultateve në KQZ, Sokol Haliti mori 8,352 vota apo 50,60 për qind të tyre, teksa Arsim Ademi 8,155 apo 49,40 për qind të votave. /Insajderi.org/

@kallxo.com

Sokol Haliti shpall fitoren në Viti, qytetarët thërrasin “Poshtë Izet Mexhiti”: Verdiktin e japin qytetarët, nuk e japim skemat, nuk e jep VLEN-i nga Maqedonia

♬ original sound – Kallxo.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark