Insajderi
Lajme

Pas shfaqjes së arinjve në fshat, shkolla në Bellobrad kërkon masa sigurie nga Policia

Insajderi
11 November 2025 - 14:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pas shfaqjes së arinjve në fshat, shkolla në Bellobrad kërkon masa sigurie nga Policia
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shkolla ‘Sezai Surroi’ në Bellobrad të Dragashit ka dërguar një kërkesë zyrtare drejt Policisë së Kosovës për ndërmarrjen e masave të menjëhershme të sigurisë pas paraqitjes së arinjve në këtë fshat.

Në kërkesën e publikuar në faqen zyrtare në Facebook, thuhet se prania e këtyre kafshëve të egra po paraqet rrezik serioz për nxënësit e kësaj shkolle, stafin arsimor por edhe për të gjithë banorët e fshatit.

“Kërkesë për ndërmarrjen e masave të sigurisë lidhur me paraqitjen e arinjve në fshat. Në emër të Shkollës ShFMU “SEZAI SURROI” Bellobrad, ju drejtohemi me këtë kërkesë që të ndërmerrni masa të menjëhershme sigurie për eliminimin ose largimin e arinjve që janë shfaqur në territorin e fshatit tonë. Prania e këtyre kafshëve të egra po paraqet rrezik serioz për nxënësit e shkollës sonë, për stafin arsimor si dhe për të gjithë banorët e fshatit, veçanërisht gjatë orëve të mëngjesit dhe pasdites kur nxënësit udhëtojnë drejt dhe nga shkolla”, thuhet në kërkesën drejtuar Policisë.

May be an image of ticket stub, blueprint and text that says 'KEPUBLIKA KOSOVES KOMUNA DRAGASH ShFMU "SEZAI SURROI"- BEL.LOBRAD SURROY ZYRTARE Drejtuar: :Policise sẽ Kosoves Lönda: KERKESE Dega Dragash Nr. prot.411/25 masave Te nderuar, Ne emër kötë kërkesë arinjve ndërmerni ABA shfaqur ne territorin Prania lidhur paragitjene arinjve ne fshat. Shkolles ShFMU "SEZAI SURROI"Bellubrad ju drejtohemi nc menjehershme sigurie per climinimin ose largimin fshatit tone. ketyre kafsheve stafin arsimor sidl i epra paraget rrezik serioz për nxönösit shkolles sone, pêr gjithe banoret fshatit, veçančrisht gjatë oreve pasdites kur nxënësit udhëtojne drejt dhe nAa shkolla. kjo mengjesit dhe do falënderojme per mirëkuplimin dhe bashköpunimin tuaj. realizohet ne shpejt, Merespekt,'


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark