Insajderi
Lajme

Behrami: Në 15 klasë janë gjetur fletvotime me numër serik të çrregullt, zgjedhjet janë manipuluar

Insajderi
11 November 2025 - 20:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Behrami: Në 15 klasë janë gjetur fletvotime me numër serik të çrregullt, zgjedhjet janë manipuluar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i PDK’së, Artan Behrami, insiston se raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Mitrovicën e Jugut është manipuluar.

Behrami me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka deklaruar se në pesë vendvotime në 15 klasë janë gjetur fletëvotime me numër serik të çrregullt.

“Në 5 vendvotime në 15 klasa janë gjetur fletvotime me numër serik të çrregullt!Dmth fletvotimet me çrregullim të numrit serik janë gjetur në çdo vendvotim ku janë rinumëruar votat”, ka shkruar Behrami.

“Tregues i mjaftueshëm që zgjedhjet në Mitrovicë janë të manipuluar”, ka thënë ai. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark