Insajderi
Lajme

Behrami: Në Mitrovicë janë ndërruar krejt policët dhe janë sjellë të panjohur nga Prishtina

Insajderi
11 November 2025 - 23:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Behrami: Në Mitrovicë janë ndërruar krejt policët dhe janë sjellë të panjohur nga Prishtina
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka thënë se duhet të hetohet fakti që janë ndërruar policia në Mitrovicë.

Behrami në një deklarim për RTV21 tha se policët e Mitrovicës janë zëvendësuar me ata të Prishtinës, shkruan Insajderi.

“Duhet të hetohen edhe institucionet që kanë qenë në menaxhim. P.sh në Mitrovicë janë ndërru policët, krejt policët e Mitrovicës që i njohin njerëzit potencialë që blejnë dhe shesin vota janën ndërru dhe kanë ardhë nga Prishtina, ky është vendim i Xhelal Sveçlës. Qikjo rrokada e policëve që ka ndodhur, e ka vështirësu punën”, tha Behrami.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark