Insajderi
Botë

Frika nga sulmet terroriste, ky qytet në Gjermani ndalon tregun tradicional të Krishtlindjeve

Insajderi
12 November 2025 - 19:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Frika nga sulmet terroriste, ky qytet në Gjermani ndalon tregun tradicional të Krishtlindjeve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Qyteti gjerman i Magdeburgut ka ndaluar tregun tradicional të Krishtlindjeve për shkak të frikës së rrezikut të sulmeve terroriste, raporton Bild.

Vendimi u mor nga autoritetet e Saksonisë-Anhalt, shtetit federal ku ndodhet qyteti, duke shkaktuar një konflikt me bashkinë e Magdeburgut, e cila kishte planifikuar ta mbante ngjarjen si zakonisht.

Vitin e kaluar, një burrë nga Arabia Saudite kreu një sulm terrorist në Magdeburg, duke drejtuar makinën drejt një turme dhe duke vrarë gjashtë persona, përfshirë një fëmijë.

Kryebashkiakja Simone Borris kritikoi ndalimin, duke thënë se parandalimi është përgjegjësi e shtetit dhe jo policisë.

“Nëse mbajtja e një tregu Krishtlindjesh konsiderohet si krijim i një objektivi të mundshëm për një sulm terrorist, atëherë ne në thelb po shpallim çdo festë të qytetit një kërcënim. Parandalimi i terrorizmit është përgjegjësi e shtetit dhe policisë – jo e bashkive”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark