Insajderi
Lajme

Olluri: Ridi jeton mirë edhe nëse nuk i shkon askush në restaurant, veç brenda një muaji mbi 5 mijë euro kanë shkuar në llogarinë e tij

Insajderi
13 November 2025 - 13:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Olluri: Ridi jeton mirë edhe nëse nuk i shkon askush në restaurant, veç brenda një muaji mbi 5 mijë euro kanë shkuar në llogarinë e tij
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gazetari Parim Olluri tha se vetëm brenda një muaji janë shpenzuar mbi 5 mijë euro nga taksat për dreka dhe darka në restorantin “Bukë e Zemër” që është në pronësi të Ridvan Muharremit.

Olluri tha se kjo tregon se edhe nëse nuk do të kishte klientë të tjerë, ky biznes do të mbahej vetëm nga paratë e taksave.

“Veç brenda një muaji mbi 5 mijë e 200 euro kanë shkuar në llogarinë e shokut të Albin Kurtit, Ridvan Muharremit. Para të taksave tona. Domethënë, ky Ridi jeton mirë edhe nëse nuk i shkon askush në restorant. Jeton mirë vetëm prej drekave e darkave të Kryeministrisë. I dalin boll,” shkroi ai.

Tutje, ai ka ironizuar duke thënë se “Albini nuk vjedh pasi i shpërndan paratë në llogari të shokëve”.

“Tani thonë ‘Albini nuk vjedh’. Veç në llogarinë e vet s’po i transferon direkt paratë e popullit. Po i shpërndan nëpër llogari të shokëve,” tha ai në një postim në “Facebook.”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark