Insajderi
Lajme

IPK rekomandon suspendimi i dy policëve nga Prizreni, shkak një mosmarrëveshje mes tyre

Insajderi
13 November 2025 - 14:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
IPK rekomandon suspendimi i dy policëve nga Prizreni, shkak një mosmarrëveshje mes tyre
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë nisur veprimet fillestare hetimore lidhur me një incident të ndodhur në qytetin e Prizrenit, ku janë përfshirë dy zyrtarë policorë.

Sipas informacioneve nga IPK, dyshohet se zyrtarët policorë janë përfshirë në një mosmarrëveshje me njëri-tjetrin, e cila dyshohet të ketë lindur pas një fjalosjeje gjatë orarit të punës.

Në bazë të veprimeve të deritanishme hetimore, IPK ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin nga detyra të dy zyrtarëve policorë të Stacionit Policor në Prizren, deri në përfundim të hetimeve.

Hetimet lidhur me rastin janë ende në proces.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark