Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë nisur veprimet fillestare hetimore pas një incidenti të pazakontë që ka ndodhur në qytetin e Prizrenit, ku janë përfshirë dy zyrtarë policorë.
Sipas burimeve të Sinjalit, bëhet fjalë për policët Ahmet Pulaj dhe Uran Piraj, të cilët janë përfshirë në një konflikt për arsye krejtësisht banale.
Burimet brenda hetimeve bëjnë të ditur se gjithçka ka nisur pas një sharje lidhur me mustaqet e njërit prej zyrtarëve.
“Pse m’i shave mustaqet?”, mësohet të ketë qenë arsyeja që çoi në një përleshje mes dy kolegëve në detyrë, e cila përfundoi me konflikt fizik dhe më pas me suspendimin e të dyve, derisa rasti është duke u hetuar nga IPK.
Inspektorati Policor ka konfirmuar se është në dijeni të incidentit dhe se janë ndërmarrë veprimet e para hetimore për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.