Insajderi
Lajme

SHBA vendos sanksione ndaj biznesmenit Hysa dhe vëllezërve të tij për lidhje të dyshuara me kartelin “Sinaloa”

Insajderi
14 November 2025 - 12:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
SHBA vendos sanksione ndaj biznesmenit Hysa dhe vëllezërve të tij për lidhje të dyshuara me kartelin “Sinaloa”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Biznesmeni Luftar Hysa bashkë me vëllezërit e tij, Arben, Ramiz, Fatos dhe Fabjon Hysa, emrat e të cilëve kanë qarkulluar në mediat meksikane si të lidhur me kartelin e drogës “Sinaloa”, janë sanksionuar nga SHBA-ja.

Të enjten, Thesari i SHBA-ve vendosi sanksione ndaj anëtarëve të familjes shqiptare Hysa në Meksikë, duke e akuzuar atë se e ka përdorur perandorinë e kazinove dhe restoranteve si mbulesë për pastrimin e parave të kartelit meksikan, Sinaloa. 

Sipas Thesarit, familja Hysa përfshin anëtarët e familjes, Luftar, Arben Hysa, Ramiz, Fatos dhe Fabjon Hysa. 

Kjo familje akuzohet se e ka përdorur ndikimin e vet përmes investimeve ose kontrollit mbi biznese të ndryshme me bazë në Meksikë, duke përfshirë lokale bastesh dhe restorante, për pastrimin e parave të përfituara nga trafiku i narkotikëve.

Familja Hysa në të kaluarën ka mohuar publikisht çdo lidhje me krimin e organizuar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark