Insajderi
Insporti

Ish-Miss Albania, pritet të bëj “show”, në “Big Brother Vip Kosova”

Insajderi
14 November 2025 - 12:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ish-Miss Albania, pritet të bëj “show”, në “Big Brother Vip Kosova”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Hygerta Sako do të jetë njëra nga konkurrentet e edicionit të ri të “Big Brother VIP Kosova”, i cili pritet të nisë brenda pak ditësh.

Edhe pse ende nuk ka një konfirmim zyrtar, emri i saj po përmendet gjerësisht si një nga hyrjet më të komentuara, shkruan IndeksOnline.

Kush është Hygerta Sako?

Hygerta Sako u kurorëzua Miss Albania në vitin 1996, duke u kthyer shpejt në një nga figurat më të njohura dhe më të pëlqyera të ekranit shqiptar.

48 vjeçarja, njihet për bukurinë e saj natyrale dhe shpesh tërheq vëmendjen me paraqitjet ekstravagante në evente dhe rrjete sociale.

Përveç botës së modës, Sako ka qenë edhe moderatore sporti në RTSH, duke u bërë një figurë e identifikueshme për publikun shqiptar.

Nëse pjesëmarrja e saj në këtë reality show konfirmohet, ajo pritet të sjellë dinamizëm dhe të gjenerojë interes të madh te publiku, falë karrierës, elegancës dhe prezencës së saj karizmatike.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark