Insajderi
Botë

Rusia pengon komplotin për të varrë zyrtarin e lartë të qeverisë ruse, akuzon Ukrainën

Insajderi
14 November 2025 - 14:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rusia pengon komplotin për të varrë zyrtarin e lartë të qeverisë ruse, akuzon Ukrainën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Rusia pretendon se ka penguar një komplot ukrainas për të vrarë një zyrtar të lartë qeveritar në një varrezë në Moskë.

Në një deklaratë, shërbimi i sigurisë FSB tha se inteligjenca ukrainase planifikonte të vriste zyrtarin e lartë, i cili nuk është identifikuar për publikun, ndërsa vizitonte varret e të afërmve.

FSB tha se kishte arrestuar tre persona në lidhje me komplotin, i cili dyshohet se përfshinte një kamerë të kontrolluar nga distanca të fshehur brenda një vazo me lule.

FSB-ja akuzoi gjithashtu Kievin për planifikimin e sulmeve të ngjashme “nën drejtimin e agjencive të inteligjencës perëndimore”.

Muajin e kaluar, Kievi mori përgjegjësinë për një shpërthim autobombe në Siberi që vrau një komandant rus të akuzuar për krime lufte.

Në prill, komandanti i lartë Yaroslav Moskalik vdiq pasi një makinë shpërtheu në një qytet pak jashtë Moskës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark