Insajderi
Lajme

Hoxhaj: Kryetari i ardhshëm s’duhet të jetë produkt i pazareve, Hamza nuk ka dalur mirë me rezultate në zgjedhje

Insajderi
14 November 2025 - 21:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hoxhaj: Kryetari i ardhshëm s’duhet të jetë produkt i pazareve, Hamza nuk ka dalur mirë me rezultate në zgjedhje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Enver Hoxhaj, nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se nuk ishte në dijeni paraprakisht për dorëheqjen e Memli Krasniqit nga pozita e kryetarit të këtij subjekti politik.

“Nuk kisha pasur informatë, ka qenë një ngjarje që e kam kuptuar përmes mediave dhe përmes pyetjeve të gazetarëve se a mund të ndodhte, pasi kishte një mbledhje të Kryesisë së PDK-së. Ai na paralajmëroi se ishte një mbledhje me rëndësi”.

Hoxhaj deklaroi se konventa e paralajmëruar nuk është proces serioz.

“Konventa e PDK-së nuk është proces serioz, është intrigë politike. Kryetari i ardhshëm s’duhet të jetë produkt i pazareve”.

Ai tha se Hamza nuk ka dalur mirë në zgjedhje të shkurtit e as në Mitrovicë.

“Z.Hamza nuk ka dalur mirë me rezultate në shkurt, nuk ka dalur mirë në Mitrovicë, ne po humbim në Mitrovicë, pse do të duhej për 2-3 javë të presim të ndodh ndonjë befasi”, tha Hoxhaj në Klan Kosova.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark