Insajderi
Lajme

Kapet duke vozitur 124 km/h në zonë me kufizim 60 km/h, shoferi në Ferizaj gjobitet 300 euro

Insajderi
16 November 2025 - 12:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kapet duke vozitur 124 km/h në zonë me kufizim 60 km/h, shoferi në Ferizaj gjobitet 300 euro
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia ka njoftuar se dje ka ndaluar një shofer në fshatin Prelez të Jerlive, i cili po voziste me shpejtësi 124 km/h në zonën ku kufizimi ishte 60 km/h.

“Policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, më datë 15.11.2025 rreth orës 19:40, në rrugën magjistrale Ferizaj–Prishtinë, në fshatin Prelez i Jerlive, kanë ndaluar shoferin M.S. (37 vjeç), i cili, duke drejtuar veturën VW Golf me targa vendore, ishte kapur duke lëvizur me shpejtësi 124 km/h në zonë me kufizim 60 km/h,” bën të ditur policia.

Për këtë kundërvajtje të rëndë, shoferi është gjobitur me 300 euro dhe masa e ndalimit të drejtimit të automjetit në territorin e Republikës së Kosovës për 3 muaj, pasi ai posedonte patentë shofer të huaj.

Policia Rajonale në Ferizaj u bën thirrje të gjithë shoferëve që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë, pasi ato paraqesin rrezik serioz për jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark