Insajderi
Lajme

Festë në fushë, telashe jashtë stadiumit -Kosovarëve u hiqen targat, reagon MPJD

Insajderi
16 November 2025 - 14:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Festë në fushë, telashe jashtë stadiumit -Kosovarëve u hiqen targat, reagon MPJD
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kombëtarja e Kosovës shënoi fitore të madhe ndaj Sllovenisë me rezultat 0:2, duke siguruar pjesëmarrjen historike në playoff-in e kualifikimeve për Kampionatin Botëror që mbahet vitin e ardhshëm në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Megjithatë, pas ndeshjes u raportuan probleme për disa tifozë kosovarë, të cilëve u mungonin targat e veturave të parkuara në zonën e stadiumit.

Fillimisht reagoi Ambasada e Kosovës në Slloveni, ndërsa më pas edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës konfirmoi se janë duke u marrë me rastin.

“Bazuar në raportimet e deritanishme, dyshohet se disa veturave u janë hequr targat. Ambasada është në kontakt të vazhdueshëm me disa prej shtetasve të prekur dhe u ka rekomanduar atyre që të mos i lëvizin veturat pa njoftuar paraprakisht Policinë e Sllovenisë dhe pa marrë një raport zyrtar”, thuhet në reagimin e MPJD-së.

Institucionet e Kosovës janë në koordinim me autoritetet sllovene për të sqaruar rastin dhe për të ndihmuar qytetarët e prekur.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark