Insajderi
Lajme

Qytetari në Istog e dorëzon në polici kuletën me mbi 3 mijë euro që e gjeti në rrugë, i kthehen pronarit

Insajderi
17 November 2025 - 14:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Qytetari në Istog e dorëzon në polici kuletën me mbi 3 mijë euro që e gjeti në rrugë, i kthehen pronarit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Qytetari në Istog Sheremet Osmanaj e ka dorëzuar në polici një kuletë që e kishte gjetur në rrugë, ku kishte 3 mijë e 194 euro e 30 centë.

“Me datë 15.11.2025, në Stacionin Policor Istog, ёshtё paraqitur qytetari Sheremet Osmanaj i cili kishte gjetur njё kuletё nё qytetin e Istogut.  Nё kёtё kuletё kishte tё holla prej: tre mijё e njёqind e nёntёdhjetё e katёr euro, e tridhjetё cent (3194.30) euro.”

Të hollat i janë kthyer pronarit, derisa policia e falënderon qytetarin për veprimin.

“Policia ka identifikuar dhe ka kontaktuar personin të cilit i kishte humbur kuleta, i njëjti është ftuar në Stacionin Policor Istog, dhe nga zyrtarët Policor ju ka kthyer kuleta sё bashku me të holla.  Policia e Kosovës, falënderon qytetarin për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark