Insajderi
Lajme

Abdixhiku i bindur që s’kalon Konjufca: Mandatar kukull, nesër nisim përgatitjet për zgjedhje të reja

Insajderi
18 November 2025 - 18:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Abdixhiku i bindur që s’kalon Konjufca: Mandatar kukull, nesër nisim përgatitjet për zgjedhje të reja
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është deklaruar pas ftesës për dy seanca të jashtëzakonshme nesër nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.

Abdixhiku me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ është shprehur i bindur se s’do të kalojë Glauk Konjufca për kryeministër, teksa ka paralajmëruar se që nga nesër nisin përgatitjet për zgjedhje të reja nacionale, shkruan Insajderi.

“Nesër nisim pregatitjet për zgjedhjet e reja nacionale dhe ftesën e madhe për përbashkim të secilit që është ngopur me një politikë si kjo, që mendon të shpëtojë shtetin e Republikën nga ata që e shohin atë vetëm si instrument e si lojë karrigesh”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ndër të tjera, ai ka akuzuar LVV’në për zvarritje të formimit të institucioneve për tetë muaj, si dhe e ka quajtur Konjufcën “mandatar kukull”.

“LDK e refuzon dhe shpërfillë këtë qasje politike. LDK e lufton me gjithë qenien e vet këtë logjikë imponimi. Me krenari, e themi se refuzimi i popullistëve është akti më i lartë patriotik sot. Prandaj LDK nuk bëhet pjesë e shfaqejeve parlamentare të një pushteti në ikje. Nesër nuk marrim pjesë fare në seancën e imponimit teatral të orës 11:00-të. Mblidhuni vet; i bëni muhabet vetes. Luftën me mullinjtë e erës e bëni mirë”, thuhet ndër të tjera në shkrimin e tij.

Në seancën e ftuar nga ora 10:00, pritet të shqyrtohet buxheti për disa komuna, buxheti për vitin e ardhshëm, marrëveshjet ndërkombëtare dhe formimi i komisioneve parlamentare. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark