Insajderi
Lajme

Vetëvendosje bëjnë gati narrativën- Faqja zyrtare ndan video ku VV’ja kishte votuar buxhetin më 2021-ën “ani se gjykata rrëzoi Qeverinë Hoti”

Insajderi
18 November 2025 - 20:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vetëvendosje bëjnë gati narrativën- Faqja zyrtare ndan video ku VV’ja kishte votuar buxhetin më 2021-ën “ani se gjykata rrëzoi Qeverinë Hoti”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lëvizja Vetëvendosje ka filluar të krijojë narrativën në rast se partitë e tjera s’do ta votojnë buxhetin e propozuar nga ta për vitin 2026.

Faqja zyrtare e këtij subjekti politik ka shpërndarë një video të Hekuran Muratit nga Kuvendi, i cili kumton se grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka vendosur që ta votojë buxhetin ani pse Gjykata Kushtetuese e kishte rrëzuar Qeverinë Hoti.

“Ftojmë të gjithë deputetët e Kuvendit që karshi këtyre temave të përgjigjen me përgjegjësi dhe maturi e me racionalitet të ecim përpara”, thuhet ndër të tjera në postimin e VV’së.

PDK, LDK, AAK dhe Nisma Socialdemokrate kanë bërë të ditur se s’do të marrin pjesë në seancën ku do të shqyrtohet votimi i buxhetit për vitin e ardhshëm. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark