Insajderi
Botë

“Rri urtë derrkuce! Hesht, trashaluqe”, Trump akuzohet për fyerje seksiste ndaj gazetares së Bloomberg

Insajderi
18 November 2025 - 22:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Rri urtë derrkuce! Hesht, trashaluqe”, Trump akuzohet për fyerje seksiste ndaj gazetares së Bloomberg
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti amerikan Donald Trump është përfshirë sërish në polemika për shkak të një fyerjeje seksiste ndaj një gazetareje të Bloomberg, gjatë një udhëtimi me Air Force One.

Teksa reporterja po e pyeste për çështjen Jeffrey Epstein, Trump iu kthye ashpër me shprehjet “Rri urtë derrkuce! Hesht, trashaluqe!”, fjalë që kanë shkaktuar reagime të menjëhershme në mjedisin mediatik amerikan.

Edhe para kësaj ngjarjeje, presidenti kishte bërë deklarata të diskutueshme gjatë takimit në Zyrën Ovale me princin saudit të kurorës, Mohammed bin Salman.

Duke komentuar vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, Trump zgjodhi të shmangte përgjegjësinë e Riadit, duke thënë: “Shumë njerëzve nuk u pëlqeu ai zotëri për të cilin po flisni. Pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo, këto gjëra ndodhin.”

Qëndrimi i tij ka nxitur kritika të forta nga aktivistët e të drejtave të njeriut dhe vetë komuniteti i gazetarëve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark