Insajderi
Lajme

Sveçla ndan foto nga ajo çfarë u sekuestrua në Jarinjë: Vazhdojmë me çmontimin e elementeve kriminale të Serbisë

Insajderi
19 November 2025 - 11:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sveçla ndan foto nga ajo çfarë u sekuestrua në Jarinjë: Vazhdojmë me çmontimin e elementeve kriminale të Serbisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamje nga ajo çfarë është sekuestruar në Jarinjë të Poshtme përgjatë ditës së djeshme nga Policia e Kosovës.

Sveçla ka vijimësuar deklaratën e presidentes Vjosa Osmani për çmontimin e bandave kriminale, ku ka thënë “vazhdojmë me çmontimin e elementeve kriminale e terroriste të Serbisë”, shkruan Insajderi.

“Vazhdojmë me çmontimin e elementeve kriminale e terroriste të Serbisë, në funksion të sigurisë së qytetarëve tanë dhe mbrojtjes së Republikës sonë. Mbrëmë, njësitë e Policisë së Kosovës, gjatë patrullimit në një objekt të pabanuar në fshatin Donje Jarinje, kanë hasur uniforma ushtarake dhe xhaketa me emblema të ushtrisë së Serbisë si dhe një predhë antitank”, thuhet në postimin e Sveçlës.

“Do të vazhdojmë pa u ndalur punën dhe angazhimin tonë në çrrënjosjen e çdo mbetjeje terroriste të Serbisë në vendin tonë. Institucionet tona mbeten plotësisht të përkushtuara ndaj ligjit, sigurisë dhe mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Çdo veprim që cënon sigurinë e qytetarëve tanë do të trajtohet me vendosmëri dhe profesionalizëm”, përmbyllet shkrimi i Sveçlës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark